Ai është një nga personat që ka mposhtur virusin vdekjeprurës, ndërkohë që prej 3 ditësh ka lënë spitalin Infektiv dhe qëndron në banesë.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Erind Cara, me profesion fizioterapist. Në ambientet e shtëpisë së tij, i riu ka dhënë një intervistë përmes Skype-s, ndërkohë që tregon se si i nisën simptomat e COVID-19, ndërsa tregon se erdhi si diçka e papritur.
“Bëj një jetë aktive, sportive. Shpresoj se erdhi si pasojë e një ftohje dhe u dobësua imuniteti. Kalova një ftoje në shtëpi, një javë me temperaturë dhe djersë shumë. Shkova tek Shefqet Ndroqi, pasi u shqetësova për frymëmarrjen. Atje bën analiza dhe tamponin e dola pozitiv.
Kontakte s’di ta përkufizojë tamam, kam pasur kontakte shumë. Por mendoj se kam pasur një takim me një shokun tim që ka ardhur nga italia në 28 shkurt. Ka qenë jeta ime normale, sport, fizioterapia, pacientët e mi. Se saktësojë dot se ku e kam marrë”, shprehet i riu për “news24”.
Më tej ai vijon rrëfimin duke treguar se më datën 5 mars ishte ajo fillimi i temperaturës, që shkonte 37 e gjysmë e 38, ato djersët që shoqërojnë një grip normal. “Nuk kisha kollë, asnjë shqetësim tjetër. Që në momentin që nisi kjo temperaturë kam qenë në shtëpi. Gjëja e vetme që kam bërë ka qenë një vizitë në datën 6 në Infektiv, duke menduar se ka qenë një virozë. E mora recetën e antibiotikëve që i mora në shtëpi pastaj. Për 5 ditë ishte antibiotik kokërr.
Temperatura zgjati deri në 6 ditë, deri në 39 e ca. Më pas bëra një vizitë tjetër, fillova disa antibiotik tjetër, intraantimuskular. Për të luftuar këtë pneumoni ftohje që kisha marrë. Pastaj mbarova dhe këtë nuk kisha temperaturë. Por s’më dukej normale kjo pjesa e frymëmarrjes, se po lodhesha me pak gjëra që po bëja. Shkova në Sanatorium dhe bëra skanerin dhe aty rrodhi e gjitha.
U bë tamponi në Sanatorium dhe më pas u shoqërova në Infektiv për të pritur dhe rezultatin e tamponit. Në spitalin e Sanatoriumit nuk kam qëndruar shumë, s’kam pas kontakt. Gjendja e virusit ishte shpallur dhe masat ishin marrë. Në dhomë kam pasur një person. Të infektuar kanë qenë gati te 30 persona“.