Princi i Uellsit i ka dhënë fund vetizolimit, pasi në fillim të javës së kaluar rezultoi i prekur nga koronavirusi i ri që iu ka marrë jetën mijëra personave.
71-vjeçari Charles kaloi 7 ditë në karantinë në Skoci pasi rezultoi pozitiv dhe shfaqi simptoma të koronavirusit, ndërsa bashkëshortja e tij do të qëndrojë në vetizolim dhe për disa ditë edhe pse ka rezultuar negative në testime.
Një zyrtar i Pallatit Mbretëror bëri me dije se princi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është duke ndjekur të gjitha masat e parashikuara nga qeveria për të përballuar pandeminë.
Ai deklaroi se princi i dha fund vetizolimit pasi u konsultua me një doktor, i cili e siguroi se gjendja e tij është mirë.