Dy herë fituesi i ҫmimit Oscar, aktori dhe regjizori i njohur Tom Hanks ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai përmes një postimi në instagram, tregon si e kalon kohën në shtëpinë e tij me bashkëshorten, pas izolimit.
“Hej njerëz. Lajm i mirë: Një javë pas testimit pozitiv, në vetë-izolim, simptomat janë shumë të njëjta. Nuk kam ethe, shqetësime. Palos rrobat, bëj ushqimin, dhe bëj edhe një sy gjumë. Lajm i keq: Gruaja ime @ritaëilson ka fituar me 6 pikë lojën, Gin Rummy dhe kryeson me 201 pikë. Por unë kam mësuar të mos hap Vegemiten (ushqim australian) aq trashë. Këtu kam edhe një makinë shkrimi, të cilën e kam dashur dhe e dua. Ne jmi të gjithë bashkë në këtë kohë. “-shkuan ai në instagram.