Bergamo është bërë në vatër epidemie në Itali dhe lufta ndaj koronavirusit po vazhdon prej thuajse 1 muaji, kur edhe shpërtheu totalisht emergjenca.
Futbollisti i Atalantas, De Roon, sigurisht që nuk dëshiron të vendosë gishtin te ndeshja Atalanta-Valencia në “San Siro” të Milanos, por shton dhe se “më vjen keq dhe vuaj për këtë situatë që është krijuar. Eshtë e tmerrshme të mësosh se sa shumë njerëz humbasin jetën në ditë. Heronjtë e vërtetë janë mjekët dhe lutjet e mia çdo ditë shkojnë për ata, që janë në front të luftës, në vijën e parë. Kurse ne të gjithë e kemi të lehtë në shtëpi”.