Që prej largimit të aktores Delinda Disha nga ‘Portokalli’ në nisje të sezonit të shtatorit, mes saj dhe drejtuesve të Top Channel nisi një betejë ligjore pasi televizioni e ka akuzuar aktoren se a largua nga “Portokalli” duke shkelur rregullat e kontratës.
Ajo gjithashtu akuzohet se ka nxjerrë sekretet artistike.
Nuk e dimë se në ç’pikë është aktualisht beteja ligjore mes Top Channel dhe Delinda Dishës, por e ftuar në programin “Thumb” që do të transmetohet këtë të dielë në Ora News, Delinda ka dhënë versionin e saj rreth konfliktit me televiozionin ku ajo nisi karrierën dhe ajo akuzon drejtpërdrejt Top Channel për falsifikim kontrate.
Në videon promo të programit është shkëputur kjo frazë e thënë nga aktorja, megjithatë kontkestin e plotë mbetet për ta parë këtë të dielë.
Aktualisht Disha vijon karrierën e saj në programin e humorit në TV Klan “Klanifornia”.