Gara për një vaksinë për Koronavirusin e quajtur zyrtarisht COVID-19, është në proces. Ndërsa numri i rasteve në të gjithë botën vazhdon të rritet, kompanitë farmaceutike dhe institucionet akademike po përpiqen të krijojnë një vaksinë që mund të ndalojë përhapjen e virusit. Kështu që dje, studiuesit në Kaiser Permanente Washington Institute në Seattle filluan provën e parë te njerëzit të një vaksine eksperimentale për Koronavirusin e ri, raporton Associated Press.
Personi i parë vullnetar që e provoi vaksinën ishte Jennifer Haller nga Seattle, një menaxhere 43-vjeçare dhe nëna e dy adoleshentëve. Ajo nuk është e infektuar por pranoi në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër sëmundjes.
Gruaja ka folur për Refinery29 dhe ka treguar sesi ndihet tani që është femra e parë që provoi vaksinën. Jennifer Haller u shpreh se dëgjoi për thirrjen për vullnetarë rreth dy javë më parë nga një mikeshë që kishte publikuar diçka në Facebook, dhe pranoi të bënte vaksinën e parë dje në mëngjes.