I ftuar në “Provokacija”, mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh se korona virusi ka gjasa që në prill nuk do të jetë më prezent, për shkak të rritjes së temperaturave.“Temperaturat e ajrit fillojnë dhe rriten. Temperaturat e larta nuk e favoriozjnë dhe ulin ritmin e virusit. Çdo infeksion viral ashtu si edhe gripi ksanjë kurbë të evolucionit.Gripi fillon në 15 nëntor dhe kulmon në shkurt. Në shohim që gripi ka rënë. E njëjta gjë po ndodh edhe me Covid në Kinë.Kurbat e zakonshme kanë një evolucion të tillë që ne i themi me zhvendosje pak djathtas. Nuk janë një evolucion të tillë, në mënyre që rritja është graduale.Në fillim të prillit fillon dhe shuhet. Virusi ka një evolucion që në harkun kohor shtrihen 2-3 muaj”, u shpreh mjeku.Më tej mjeku ka kërkuar se qytetarët të mos panikosen dhe të mos bazohen në burime informacione të pavërteta.‘Në këtë kohë nuk ka nevojë për tre gjëra.

Së pari të panikohesh, së dyti të influencohesh nga burime informacioni që nuk janë të mirë-informuara dhe e treta, të mos reagosh në mënyrën e një histerie kolektive sic reaguan në ’97 dhe sollën ato pasoja.Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe fatkeqësia jonë është që pak mësime nxjerrim ose i kemi mësime shumë jetëshkurta dhe në krye të disa muajve harrojmë cfarë ka ndodhur’, u shpreh Kalo.