Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS Tiranë, Elisa Spiropali ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat për ditën e 8 Marsit.Në mesazhin e saj, Spiropali shkruan se çdo ditë duhet t’i mësojmë vajzat se askush nuk mund t’ua th yejë ëndrrat.”Jo vetëm për 8 Mars, por çdo ditë t’i mësojmë vajzat se asnjë nuk mund t’ua thyejë ëndrrat, se s’ka tavan që i ndal dhe s’ka forc ë që i pengon të bëhen ato që janë!”-shkruan Spiropali në statusin e saj në facebook.
Shënimin e saj ministrja e shoqëron me një foto domethënëse, teksa shihet buzë detit, përkrah vajzës së saj Nalta. ‘I’M A WOMAN’. WHAT’S YOUR SUPERPOWER’? (Unë jam një grua, cila është superfuqia jote”?) – është shprehja që shoqëron foton e postuar nga ministrja në rrjetet sociale.