Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është një ndër artistët më të ndjekur e të pëlqyer në SHBA. Koncertet e tij mbushen me mijëra njerëz dhe ai nuk ngurron t’i tregojë botës se është shqiptar, duke na bërë krenar me sukseset e tij. Në llogarinë e tij në Instagram ai numëron më shumë se 1 milion ndjekës dhe vazhdimisht merr mesazhe të shumta nga fansat e tij. Një fanse shqiptare i ka shprehur Gashit një “shq etësim” të madh, të cilin ai e ka ndarë në InstaStory.

“E dashuron muzikën tënde por i dashuri s’më lë të vij të të shoh, sepse unë mendoj se ti je fantastik dhe ai është xhe loz. Ai është shqiptar gjithashtu. Kaq e trishtueshme.”- i shkruan ndjekësja. “Pse e shoh gjithmonë këtë”- shkruan reperi me humor krahas postimit të tij epik. Gjithashtu, ditën e djeshme Gashi publikoi edhe mesazhet me të atin, teksa shqetësohej për përhapjen e koronavirusit në SHBA. Mirëpo, babai e qetësoi reperin me përgjigjen tipike të shqiptarëve: “Koronavirusi nuk është për shqiptarët”.