Gazeta ‘Corriere della Sera’ thotë se kjo foto mund të futet në histori. Ajo tregon se si italianët mbajnë radhë për të hyrë në një supermarket.
Fotoja është bërë në qytetin Prato. “Jemi bërë pak si kinezë,” shkruan gazeta.
Fakt është megjithatë se Prato është një qytet shumë pak i prekur nga koronavirusi falë zbatimit të distancimit social.
Do ishte mirë që të merrej shembull edhe nga Shqipëria dhe shqiptarët kur të bëjnë blerje.