Kemi parë shumë mesazhe inkurajuese e falënderimi për mjekët dhe infermierët këtë kohë, për ata që janë në frontin e parë në përballje me virusin e rrezikshëm COVID-19 që ka marrë jetët e rreth gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën.
Këtë radhë një banderolë gjigande ka mbuluar një pallat në Tiranë. Një mjek që mban në duar një foshnjë të mbuluar me flamurin kuqezi.
“Zemrën falja dashurisë, mushkëritë besoja Mjekësisë. Respekt për bluzat e bardha”, shkruhet në të, e sigurisht nuk mund të mos i rrëmbente vëmendjen gjithkujt në këto ditë të vështira.