Një nxënëse në gjimnaz në Francë, e qeshur dhe e dashur si e përshkruajnë të afërmit dhe pa asnjë problem shëndetësor është viktima më e re në moshë nga koronavirusi. Julie A, 16 vjece e cila shkoi në spital se kishte probleme me frymëmarrjen, pasi një javë më parë kishte një kollë të lehtë.
“Ne duhet të ndalojmë së besuari se virusi prek vetëm të moshuarit,” tha motra e saj Manon.
Ajo tregon se askush nuk është i pathyeshëm ndaj këtij virusi mutant. Mediat franceze kanë bërë me dije se Julie kishte një kollë të lehtë javën e kaluar, por në fundjavë filloi të përkeqësohej. Në fillim kur ishte vizituar mjekët nuk e kishin kuptuar sëmundjen e saj dhe ata konfirmuan se nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër,
Motra e saj Manon, deklaroi për gazetën “Parisien” dhe tregoi një fotografi të motrës së saj, sepse dëshironte të paralajmëronte të tjerët se koronavirusi nuk është më pak i rrezikshëm tek të rinjtë.
Julie ishte nga Longjumeau, në periferi të Parisit dhe studionte në gjimnaz. “Mushkëritë e saj u shkatërruan. Mjekët bënë gjithçka që mundën, por ishte e pamundur ta zgjonin. Ishte e tmerrshme. Nuk patëm as kohë për ta parë atë,” tregon Manon, e cila së bashku me nënën e saj mbërritën në spital pas vdekjes së së motrës.
Manon tha që Julie ishte e qeshur, shumë e dashur dhe i pëlqente të kërcente, të këndonte dhe t’i bënte njerëzit të qeshin.
Të enjten, autoritetet franceze thanë se 365 njerëz kishin vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve, duke e cuar numrin e të vdekurve në total në 1.696. Që prej 17 mars e gjithë Franca është vendosr në karantinë për të parandaluar përhapjen e pandemisë./Daily Mail/