Një rast mjaft i rëndë duket se ka ndodhur në një nga kompanitë më të mëdha të call center-it në Durres. Siç paraqitet në një denoncim të mëposhtëm, kompania Teleperformance, ka refuzuar kërkesën e një operatoreje shtatzënë për pushime për shkak të fr ikës së kësaj të fundit nga gjendja e përhapjes së koronavirusit. Një standard i dyfishtë që tregon se këto të fundit nuk e vr asin mendjen aspak për shëndetin dhe gjendjen e punëtorëve të tyre, por vetëm për emrin dhe përfitimet e kompanisë.
DENONCIM NGA DURRËSI- Një nga kompanitë më të mëdha të call center-it në Durres, Teleperformance, sot ka refuzuar kërkesën e një operatoreje shtatzënë për pushime për shkak të fr ikës së kësaj të fundit nga gjendja e përhapjes së virusit dhe mungesës së masave për ruajtjen e distancës së sigurisë mes punonjësve. E njejta kompani, në Tiranë pretendon në vazhdimësi se është punëdhënësi më i mirë dhe me nivelin më të lartë të kushteve të punës.
Standardi i dyfishtë i kompanive të tilla dëshmon një gjë: këto veprime bëhen vetëm e vetëm për të ruajtur prestigjin e markës dhe për të rritur vlerën e marketingut në tregun e punës në sektor. Ky standard i dyfishtë dëshmon që, pavarësisht llojit dhe madhësisë së kompanisë, këto të fundit nuk e vr asin mendjen aspak për shëndetin dhe gjendjen e punëtorëve të tyre, por vetëm për emrin dhe përfitimet e kompanisë. De noncimi vjen në kushte anonimati nga ana e një punëtoreje të kompanisë.