Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka vendosur që të mbyllë tre vendkalime kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.Nga dita e premte në ora 14:00, të paktën për 48 orë, deri në një vendim tjetër janë mbyllur pikat kufitare me Kosovën, në Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, nga ana e Serbisë, raportojnë mediat kosovare.
Ky urdhër i dhënë nga Presidenti Vuçiç nuk vlen për kamionat e mallrave.
Eshtë ndërprerë edhe trafiku ndërurban, ndërsa qeveria e Serbisë ka dërguar avionët për të marrë shtetasit e saj që kanë mbetur në aeroportet e vendeve të tjera. Në jug të Mitrovicë vazhdon zbatimi i masave të qeverisë së Serbisë për parandalimin e koronavirusit.Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në rrugë, derisa janë mbyllur parqet dhe qytetarëve u është rekomanduar të rrinë brenda.Gjithashtu, Bahtiri ka mbyllur edhe hyrjen tek liqeni akumulues, si një masë tjetër parandaluese.