Coronavirus i ka vënë në al arm të gjithë dhe duhet kujdes maksimal për lu ftimin e këtij virusi të tmerrshëm. Në lidhje me situatën e krijuar, në vendin tonë janë marrë disa masa, ndërsa nuk ka mbetur prapa edhe futbolli.Ditën e sotme, është zyrtarizuar edhe vendimi për sa i përket Kategorisë Superiore, si dhe aktiviteteve të tjera futbollistike, që janë pezulluar deri në një afat të pacaktuar. Këtë vendim është marrë nga komiteti ekzekutiv i federatës së futbollit, që njofton se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

NJOFTIMI:
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.