Federata Shqiptare e Futbollit me rastin e tetë marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka organizuar sot një festë ku të ftuara kanë qenë futbollistet e të gjithë ekipeve kombëtare, punonjëset e FSHF-së, gazetaret sportive dhe arbitret.
Gjatë festës mbajti një fjalim presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili fillimisht deklaroi se federata i ka dhënë rëndësi parësore përfshirjes së femrave në futbollin shqiptar. Më tej kreu i FSHF shtoi se futbolli i femrave do të jetë parësor për vitin 2020.