100 familje kanë marrë pakot me ushqime nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Në këto ditë të vështira për mbarë popullin shqiptar e jo vetëm, ku ‘lufta’ ndaj koronavirusit na ka detyruar të përballemi me mjaft të papritura, ka rrëmbyer ato pak buzëqeshje tek ato familje të cilët janë në nevojë.

Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka filluar shpërndarja e pakove me ushqimet për njerëzit në nevojë.

“Sot filluam me 100 familjet e para. Ushqimin në shtëpi për njerëzit në nevojë. Këto ditë të vështira do ti kalojmë bashkë. @fundjavendryshe”, shkruan drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

Shqiptarët kanë dëshmuar ndër vite se ndodhen njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira. Pakot me ushqime do të shpërndahen në Tiranë e po kështu dhe në fshatrat e saj.

Në pakot që janë shpërndarë, ndodheshin ushqime dhe pako të higjienës si sapunë, detergjentë, desifektantë. (Tirana Today)