Coronavirusi vazhdon të përhapet në mënyrë të frikshme dhe te UEFA rritet pesimizmi për rifillimin e mundshëm të rregullt të kampionateve. për këtë arsye, sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’ ditën e martë, është në program zhvillimi i një takimi mes drejtuesve për të diskutuar situatën dhe për të studiuar një plan të ri për kalendaret.
Mësohet se presidenti Ceferin, pas shtyrjes së Euro 2020, mund të vendosë reduktimin e numrit të ndeshjeve të kupave në Evropës dhe të anulojë ndeshjet e kombëtareve të muajit qershor.
Është kjo një lëvizje e detyruar për qeverinë e futbollit evropian që i jep prioritet mbylljeve të kampionateve brenda datës 30 qershor. Për momentin ky lajm mbetet të konfirmohet, por duket se UEFA nuk ka shumë alternativa dhe për të është e domosdoshme që të krijohen hapësira në data për të mbyllur sezonin duke kufizuar dëmet teksa kërkohet që të mos preket sezoni tjetër.
Në këtë pikë UEFA mund të jetë e detyruar të reduktojë nr. e ndeshjeve të Kupave dhe sfidave të Kombëtare, në mënyrë që të lirohen data të cmuara për zhvillimin e ndeshjeve të kampionateve që sezoni të mbyllet rregullisht.