Kina ishte vendi ku shpërtheu koronavirus që deri më tani u ka marrë jetën mijëra personave në Botë. Por pikërisht nga ky vend sot ka ardhur një lajm tepër pozitiv. Federata Kineze e Futbollit ka lajmëruar se kampionati do të rinisë normalisht më 18 prillë, duke lënë kështu të kuptohet se situata në këtë vend është stabilizuar.

Prej ditësh nga Kina është njoftuar për numrin në ulje të rasteve me koronavirus, ndërsa pak orë më parë është lajmëruar edhe për spitalin e fundit të mbyllur që u ngrit për COVID-19.