Një trajner futbolli 21 vjeç i grupit të të rinjve, i cili humbi jetën nga koronavirusi, është një nga viktimat me moshën më të re në botë, shkruan prestigjozja “Mirror”.
Kur u diagnostikua me Covid-19, Francisco (Fran) Garcia, nga Malaga, u njoftua se kishte leuçemi.
Garcia nuk ishte në dijeni se kishte një formë agresive të kancerit, gjë që e bëri atë jashtëzakonisht të prekshëm nga koronavirusi.
Presidenti i klubit të futbollit “Atletico Portada Alta” shtoi se iu komunikua që Garcia ishte në gjëndje të mirë, por një orë më vonë u informua se ky i fundit humbi jetën.
Ai është viktima me moshën me të re në Spanjë dhe ndoshta në të gjithë Europën.