Ish-futbollisti i skuadrës së Shkumbinit Efiong Ejoh mendon se koronavirusi erdhi në Shqipëri si “shenjë shpagimi ndaj përjashtimit të skuadrës peqinase nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë”.
Anësori i avancuar, i cili tani luan për Apolononinë pas largimit të pjesës më të madhe të lojtarëve nga ekipi peqinas e ka shpërndarë këtë mendim në rrjetet sociale.
Në një ndeshje të Kategorisë së Parë, grupi B Shkumbini-Dinamo, disa lojtarë dhe tifozë vendas dhunuan gjyqtarin Sokol Bebja pasi pretendonin se i kishte dëmtuar me gjykimin e tij.
FSHF-ja vendosi më pas përjashtimin e skuadrës nga Kategoria e Parë dhe zbritje në Kategorinë e Dytë si dhe gjobitje me 500 mijë lekë.Për këtë ngjarje, futbollisti i Shkumbinit Andi Bakiasi u përjashtua përjetë nga FSHF-ja.