COVID-19 po përhapet në mënyrë të frikshme. Asnjë kursim ndaj askujt. Radhën për tu prekur e ka patur një futbollist shqiptar. Ai është futbollisti i kombëtares U-21.

Leonardo Maloku e ka konfirmuar se është testuar pozitiv me koronavirus. Mbrojtësi, goxha i tronditur, shkruan: U testova pozitiv ndaj COVID-19.

Lojtari është futbollisti i dytë pas Valdrin Mustafës që del pozitiv. COVID-19 nuk toleron askënd dhe numri është në rritje i personave të prekur.