Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

“Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur”, tha Rama.

Ndërkohë Rama tha se “nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”.

Kryeministri tha se pas pak do të bëhet edhe prezantimi i aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.