Arilena Ara ka publikuar sot versionin në anglisht të këngës konkurruese në “Eurovision”! Këngëtarja shqiptare lajmëroi që dje ndryshimet e para në këngë, kur njoftoi se titulli i këngës do të jetë “Fall from the sky” dhe jo “Shaj”. Sot është publikuar versioni zyrtar i Eurovizionit me tekst, ndërkohë që ende nuk e kemi një videoklip, për të cilin Arilena ka punuar këto javët e fundit. Përpos tekstit, i cili ka një ndryshim rrënjësor, melodia dhe ritmi mbeten të njëjtët. Pasi kemi dëgjuar versionin anglisht të këngës, tani na mbetet të shohim videoklipin e realizuar në Hollandë.

Arilena do të performojë në “Eurovision” në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale (14 maj), në Rotterdam. Këngëtarja shqiptare është vlerësuar shumë nga mediat e huaja për talentin e saj. Madje, “BBC” shkroi se s’do të mund të ishte “Eurovision” pa një baladë si e Arilenës.