Prej më shumë se 12 vitesh, Gaz Paja është pjesë e “Portokallisë” dhe një ndër aktorët më aktivë në programin e humorit, aq sa duket sa dita kur Gazi nuk ishte pjesë e trupës së aktorëve nuk ka ekzistuar kurrë. Megjithatë, aktori mund të largohet nga “Portokallia”, të paktën nëse Top Channel “nuk vazhdon në linjat që ai ka nisur”.
“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,” u shpreh Paja në një intervistë për Motor Plus në Vizion Plus.