Mjeku i njohur i Infektivit të QSUT, Tritan Kalo, vijon të përsërisë mesazhin e distancimmit social, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit. Mjeku publikon foto nga dy rrugë të populluara të Tiranës, të cilat sipas tij, deri dje gëlonin nga njerëzit, tashmë ajo janë boshatisur, pasi shqiptarët po kuptojnë më në fund rëndësinë e distancimit. Kaloi iu premton qytetarëve se stafi mjekësor do bëjë gjithçka për ta, por ata duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat dhe këshillat e tyre.
Mesazhi i mjekut Tritan Kalo: SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njejtën orë ishin bosh…. Bashkëatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rre zikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjeksor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!…We will win that war with an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians!!!