Ashtu siç e ka kthyer në një traditë, edhe këtë 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një urim special, duke ua dedikuar një pjesë të mirë të punës së këtij institucioni femrave që punojnë me të.

Teksa publikon fotot e të gjitha bashkëpunëtoreve të tij, kryebashkaiku Veliaj i falënderon zonjat për punën e tyre për një qytet më të mirë.“Gëzuar 8 Marsin nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Bashkisë së Tiranës! Faleminderit për gjithë kontributin që keni dhënë për Tiranën”, shkruan Veliaj. Po ashtu bën me dije se një pjesë e mirë e punonjëseve në Bashkinë e drejtuar nga Veliaj janë gra dhe vajza të cilat japin një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve të qytetit.