Pak prodhues të supermakinave mund të mburren me një katalog modelesh aq të gjera dhe spektakolare sa ai i “Bugatti”. Marka franceze e makinave luksoze ka mbledhur të gjithë gamën e saj për herë të parë në rrëzë të “Château St.Jean”, një rezidencë mbresëlënëse e Alsatian, disa kilometra larg selisë së markës, në Molsheim (veri të Francës).Sikur të ishte një takim i nivelit më të lartë në një enklavë të privilegjuar, në vetëm disa metra mund të shihni së bashku “Bugatti Chiron Pur Sport”, “Centodieci”, “Chiron Super Sport 300 +”, “La Voiture Noire”, “Divo dhe Chiron Sport”. Ky është “formacioni i ëndërrave” për Cristiano Ronaldo, i shpallur admirues dhe klient i rregullt i “Bugatti”. Këto makina janë parking i ëndrrave, me vlerë jo më pak se 33 milionë euro:

“Bugatti Chiron Pur Sport”
Anëtari i fundit i “familjes Chiron”, i zbuluar së fundi në “Motor Show” të Geneva, është versioni më i shpejtë dhe dinamik i këtij pasardhësi të “Bugatti Veyron”. I pastër dhe ekstrem, “Chiron Pur Sport” kushton 3 milionë euro dhe vetëm 60 njësi (makina) do të prodhohen.“Bugatti Centodieci”
Me vetëm 10 njësi (makina të prodhuara), “Centodieci” është seriali më i vogël dhe më ekskluziv i “Bugatti”. Ky riinterpretim i legjendarit “Bugatti EB 110”, i viteve 1990, ofron 1.600 kuaj fuqi dhe kushton jo më pak se 8 milionë euro neto.

“Bugatti Chiron Super Sport 300 +”
Makina më e shpejtë e prodhimit serik në botë, pasi vendosi një rekord të ri shpejtësie në verën e vitit 2019. Ajo ishte makina e parë në rrugë, që theu pengesën 300 mph (490,484 km/orë). “Bugatti” shiti 30 njësi (makina) të tilla, me një çmim prej 3.5 milionë euro secili.

“Bugatti La Voiture Noire”
Kjo perlë unike është krijuar për një admirues misterioz (dhe miliarder) të “Bugatti”. Ajo kombinon komoditetin e një limuzine luksoze me fuqinë ekstreme të frymëzuar nga legjenda “Bugatti Type 57 SC Atlantic”. Me çmim 11 milionë euro, para taksës, “La Voiture Noire” është makina e re më e shtrenjtë në botë.

“Bugatti DivoLighter”
Makina më e shkathët dhe dinamike, në një linjë si “Chiron”, është gjithashtu më ekskluzivja, pasi vetëm 40 njësi do të prodhoheshin. E optimizuar për përshpejtimin anësor dhe forcën e poshtme, ajo mund të jetë e juaja për 5 milionë euro. Mundësohet nga motori ikonik me 16 cilindra W 8.0, që derivon 1.500 kuaj fuqi.

“Bugatti Chiron Sport”
Marka franceze e konsideron atë makinën më të mirë për çdo ditë, kombinimin perfekt të luksit dhe sportivitetit. Me drejtim ultra të saktë dhe shpejtësi ekstreme, “Chiron Sport” kushton 2.65 milionë euro.