Kryeqyteti gjerman i Berlinit ka ndaluar të gjitha tubimet publike dhe private me mbi 50 persona në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet e qytetit kanë mbyllur të gjitha kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe ambientet sportive, përfshirë palestrat, baret, kazinotë të paktën deri më 19 prill.
Restorantet e Berlinit do të qëndrojnë të hapura nëse klientët janë në gjendje të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga njëri-tjetri.
”Pacientët në spital nuk do të lejohen më të kenë vizitorë”, thonë rregullat e reja, me përjashtim të fëmijëve nën 16 vjeç dhe njerëzve të sëmurë rëndë.