Një grua u kollit qëllimisht të merkuren para nje banaku me 35,000 dollarë ushqim, në një dyqan ushqimesh në Pensilvani, tha policia. Ajo ka të ngjarë të përballet me kallëzim penale për kollitje, një nga mënyrat kryesore që përhapet koronavirusi.
Gruaja pa emër hyri në dyqanin ushqimor të vogël Gerrity’s Supermarket në Hanover Township dhe filloi kollitjen mbi prodhimet e ekspozuara, artikuj buke, mish dhe mallra të tjera, shkroi bashkë-pronari i zinxhirit Joe Fasula në Facebook. Stafi e largoi shpejt nga dyqani dhe thirri Policinë e Qytetit Hanover, i cili e gjeti disa orë më vonë dhe e futi në arrest, tha shefi i policisë Albert Walker për CNN.
Policia e Township Hanover tha që gruaja “kontaminoi me qëllim” ushqimin, dhe ata planifikojnë të paraqesin kallëzim penale kundër saj pasi të përfundojë trajtimi i saj për shëndetin mendor. Zyrtarët nuk besojnë se ajo është e infektuar me koronavirus, por “do të bëjnë çdo përpjekje që ajo te testohet,” shkroi Fasula.