Japonezët besojnë që lidhja e karakterit dhe e grupit të gjakut ka ndikim të madh në jetë, punë dhe gjendje emocionale
Si duket, karakterin dhe sjelljet tona në masë të konsiderueshme i përcakton grupi i gjakut.
Ndonëse kështu theksojnë japonezët, të cilët grupi të gjakut i kushtojnë shumë më tepër rëndësi se të dhënave mjekësore.
Ekspertët besojnë që lidhja e karakterit dhe e grupit të gjakut ka ndikim të madh në jetë, punë dhe gjendje emocionale.
Përkatësia grupeve konkrete të gjakut në Japoni përdoret për qëllime politike, si edhe për përcaktim të suksesit në punë.
Për çdo grup të gjakut kanë karakteristika më të mira dhe më të këqija të cilat sipas nevojës i përdorin.
Mbisundon mendimi që punëtorët më të mirë janë grupet AB, sepse janë të qetë, të kontrolluar, racionalë.
Mirëpo është theksuar që janë të pavendosur, harrestar dhe të papërgjegjshëm, në të cilat gjithashtu duhet kushtuar kujdes, sepse ato janë karakteristikat e tyre më të këqija.
Pjesëtarët e grupit të gjakut A janë besnikë, kreativë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përgjegjshëm. Njëherësh janë nazeli, kokëfortë dhe të tensionuar, gjë që nuk u shkon për dore.
Karakteristikat më të mira të pjesëtarëve të grupit të gjakut B janë të egër, aktivë dhe kreativë, prandaj janë edhe egoistë, të papërgjegjshëm dhe të paparashikueshëm.
Karakteristikat më të mira të pjesëtarëve të grupit të gjakut O janë altruizmi, shoqërizimi dhe optimizmi, ndërsa më të këqijat – mburrja, panjerëzia, arroganca.