Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka bërë me dije se skuadra e “Qytetarëve” ka filluar ndryshimet që para 10 viteve. Ai i ka dhënë të gjitha meritat ish-trajnerit Roberto Mancinit që ndryshoi mentalitetin e City-t. “Ngritja e Manchester City-t ka filluar një dekadë më parë dhe shumë njerëz kanë punuar në këtë klub. Rezultati më i rëndësishëm ishte kampionati gjatë kohës që Mancini ishte në drejtim. Ai ndryshoi mentalitetin e klubit.
“Titulli i parë është gjithmonë më i vështirë. Mancini dhe njerët e tij e meritonin atë trofe”, – tha tekniku aktual i Manchester City-t. Spanjolli ka fituar 2 tituj radhazi nën drejtimin e “Qytetarëve”.