Në Itali, Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana u shpreh sot se ‘kurba e infeksionit në Rajon nuk po rritet dhe se do fillojë të zbresë’. Ai tha se “Mesa duket nga shifrat e sotme ka një ulje të numrit të infeksioneve”.
Guvenratori Fontana tha se duke filluar nga sot, në Lombardi mund ti nënshtrohet testit të tamponit edhe personat që ikanë vetëm një simptomë (ose ethe ose ftohje ose kollë).
Nga ana tjetër, Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro tha se nga 20 Marsi, kurba e infeksioneve ka filluar ngadalësimin i cili po vazhdon edhe sot.
Brusaferro tha se “ne duhet të mashtrojmë veten se ngadalësimi do sillte detyrimisht lehtësimin e masave të emergjencës që janë miratuar”.
Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë tha se në Itali ka realitete të ndryshme. “Lombardia dhe zonat fqinje kanë qarkullim shumë të fortë të infeksionit ndërsa në zona të tjera ka ende një qarkullim të kufizuar, dhe sfida e autoriteteve është që ato të mos kthehen në zona të kuqe”.