Kostaq Papa, deputet i opozitës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë duket se nuk ia thotë shumë për fjalime.Në përpjekje për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për femrat me rastin e 8 marsit, ai ka gabuar totalisht në mesazhin e tij, kur ka rrëfyer se femrave që i janë afruar kur ka qenë i ri u ka dhënë më shumë alkool se ujë.Papa, i cili është edhe kryetar i partisë Emigracioni Shqiptar ka kujtuar kohën kur ka qenë i ri, ku kishte kaçurrela, por edhe shumë para.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më fëmrat periudhën e kaluar.Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, tha ai në foltoren e Kuvendit.