Ndryshimi i sistemit ka përplasur kokë më kokë dy opozitat. Rudina Hajdari nga opozita parlamentare akuzoi opozitën politike jashtë Kuvendit se po bllokon ndryshimin e sistemit.Sipas Hajdarit, opozita politike e ka kundërshtuar hapjen e listave ndërsa PS ka deklaruar se është e hapur për ta parë.Ajo ka bërë me dije se PD-ja, ndryshe nga PS-ja, nuk do ndryshim sistemi duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbështesin demokratët.
“Trumbetuan një ndryshim sistemi, nuk thanë asgjë. Listat e hapura, janë varianti më i mirë i mundshëm sepse fuqizojnë qytetarë dhe opozita nuk duhet të jetë kundër. Kjo opozitë refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi, ndërkohë që PS-ja është e hapur për ta konsideruar si mund të procedohet më vonë.Jam e vendosur që do t’i shkojmë deri në fund të kësaj çështje. Kjo është një kauzë e vërtetë qytetare, dhe opozita jashtë parlamentit nuk duhet të ketë frikë. I bëj thirrje faktorit politik të mos mbështetë këtë iniciativ, tregojnë që nuk kanë vullnet për ndryshim sistemi. Opozita nuk do konkurrencë“, tha Hajdari.