Gazetarja e njohur Ola Bruko ka deklaruar se do të vetëkarantinohet për 6 diët.Në një postim nga studio e lajmeve, ajo ka thënë se nuk do shfaqet në edicionet informative, por do të qendrojë në shtëpi.Bruko është shprehur se nuk është e prekur na koronavirusi, por këtë masë e ka marrë për të ndihmuar ata që e rrethojnë.

‘Që nga nesër e deri në 6 ditë me radhë do të jem në vetëkarantinim. Nuk mendoj që jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë symptom. Kjo është një masë paraprake për të ndihmuar veten, kolegët e mi dhe të dashurit e mi’, tha gazetarja.