Gazetari i TV Ora, Elio Laze, në një lidhje direkte me “360gradë” nga Artur Zheji tha se tek Infektivi ka pacientë në katin e tretë që nuk janë të infektuar me COVID-19, por që rrinë në të njëjtën ndërtesë me të prekurit. Laze: Sot kemi parë pacientë që kanë ardhur për tu ekzaminuar për koronavirus. Ajo që na ka bërë përshtypje një pasaktësi e deklaratave të ministrisë. shtë thënë që këtu është karantina, por në katin e tretë ka pacientë të tjerë që nuk janë më COVID. Nga stafi mjekësor është shprehur si një problematike zhvendosje në repartet e tjera pasi nuk kanë pajisjet e duhura.
Vasili: Kjo situatë duhej evituar në mënyrë absolute. Duhej bërë një plan evakuimi i gjithë repartit. Spitali duhet të ishte në shërbim të pandemisë. Tema/