Dashi- Qoftë puna edhe dashuria do të ecin më mirë. Nga pikëpamja profesionale do të ketë të reja të cilat duhen vlerësuar, ndërsa nga pikëpamja sentimentale, do të rrini me njeriun e zemrës. Demi- Nëse keni një ish-partner/e të cilin nuk arrini që ta harroni, mundohuni që ta mbyllni me të kaluarën. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi gjërat nuk do të kthehen si më parë.
Virgjëresha- Dita do të jetë fantastike për të gjithë ata që janë çift, por edhe për ata që sapo kanë përfunduar një lidhje. Kjo e premte do të sjellë dëshirën për të dashuruar. Peshorja- Sa i takon shëndetit dhe formës suaj fizike, mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël. Përtej kësaj pjese, situata do të jetë mjaft e favorshme.
Akrepi- Mundohuni që të jeni të qetë dhe të mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht pasi gjërat vetëm mund të përkeqësohen. Kërkohet që të veproni me maturi. Shigjetari- Rutina dhe monotonia e ditës rre zikojnë që t’iu mbysin, ndaj mundohuni që t’i përkushtoheni më shumë ndonjë aktiviteti të ri për tu shpërqendruar. Bricjapi- Hëna nuk do të jetë në anën tuaj, kështu që veproni me kujdes dhe mos merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj dite. Bëni durim pasi kjo situatë është kalimtare.
Ujori- Kjo e premte kërkon që të jeni të qetë dhe të mos kapeni pas askujt. Kjo pasi një kthim i ri, mund t’iu bëjë nervoz dhe të ngjallë provokime. Peshqit- Hëna do të jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe do të ndihmojë veçanërisht ata që janë vetëm dhe në kërkim të dashurisë dhe të një personi të veçantë për ta pasur pranë.