Autoritetet shëndetësore në Francë kanë thënë ditët e fundit se po vëzhgojnë një simptomë të re të mundshme të Covid-19. Humbja e ndjesisë së nuhatjes, e njohur si anosmia.
Kreu i shërbimit shëndetësor francez, Jerome Salomon, ka thënë se zhdukja e papritur e nuhatjes te pacientët që nuk kishin hundë të bllokuara, ose me sekrecione të lëngëzuara duket se është një simptomë, megjithëse e rrallë.
Ai tha gjithashtu se edhe humbja e ndjesisë së shijes ishte një simptomë edhe më e rrallë se ajo e të nuhaturit, te pacientët e rinj me virus, informon dritare.net
Ndërkohë, ENT UK, e cila përfaqëson specialistë të veshit, hundës dhe fytit në Mbretërinë e Bashkuar, ka sugjeruar që anosmia të shtohet në kriteret aktuale të simptomave që njerëzit të izolohen.
“Ka pasur një numër raportimesh të konsiderueshme të pacientëve me infeksion Covid-19 duke paraqitur humbje të nuhatjes, mes simptomave të tjera,” tha ENT UK. (Dritare.net)