Urdhri i kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes në liqenin e Tiranëns dhe në zonat rekreative ka hyrë menjëherë në fuqi.

Të gjitha hyrjet që të çojnë drejt parkut të Liqenit Artificial të Tiranës janë vendosur postblloqe të policisë ushtarake, policia e shtetit dhe ajo bashkiake që u ndalon qytetarëve të shëtisin në këtë park. Një vendim i tillë erdhi pas mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve në këtë ditë vere, të cilët nuk u mbyllën në shtëpi, por dolën shëtitje duke shkaktuar një grumbullim të madh të qytetarëve në një hapësirë të vogël.Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve që të mos dalin më shëtitje nga parku i liqenit. Me vendim qeverie , parku është mbyllur duke u rrethuar me shirit dhe patrulla policia janë vendosur në çdo hyrje të tij për të mos lejuar qytetarët të hyjnë. Veliaj shpjegon se parku nuk mbyllet dot me qepen, prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që nuk mund të shfrytëzojnë ditët në shtëpi për të dalë shëtitje.

“PARKU LIQENIT ËSHTË MBYLLUR. Por në dallim nga një dyqan apo lokal, parku nuk mbyllet dot me qepen! Ndaj, ju lutem bindjuni urdhrave të policisë. Falemnderit për bashkëpunimin sot, por duhet çdo ditë gjersa ta kalojmë këtë situatë”, shkruan Veliaj.