Mund të godasë këdo, duke rezultuar fatal sidomos për moshat e treta. “Coronavirus” po gjunjëzon botën dhe kujdesin shëndetësor, me raste që shtohen dita-ditës. Ndërsa kombet, gradualisht u kërkojnë qytetarëve të tyre të qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga virusi, të moshuarit nuk duhet të dalin kurrsesi jashtë. Këtë masë po e respekton me përpikëri edhe legjenda e futbollit, Pele. Braziliani është izoluar në shtëpinë e tij.
Sulmuesi legjendar i Brazilit do të mbushë 80 vjeç në tetor dhe është në grupmoshën më të rrezikuar prej “Coronavirus”. Një karantinë vullnetare për Pele, i cili vendosi të izolohej në shtëpinë e tij në Guarujà, në shtetin e São Paulo. Masa paraprake të nevojshme në këtë periudhë të paqartësive të mëdha.
Ka më shumë se 600 raste me “Coronavirus”, të regjistruara në Brazil, me kampionatin e pezulluar ditët e fundit. Lajmi pozitiv nga vendi i Amerikës së Jugut është ai i Jorge Jesus, trajneri i kampionit kombëtar, Flamengo, i cili rezultoi negativ në tamponin e tretë.
Pele nuk ka patologji serioze, por gjatë vitit 2019 kaloi disa ditë në spitalin e Parisit për një infeksion të traktit urinar. Izolimi është i vetë-imponuar, si masë sigurie për të mbrojtur veten dhe për të shmangur kontaktin me njerëzit e tjerë pozitivë, pa e ditur.