Në fillim përshtatja e vështirë, por tani ka parë dritë në fund të tunelit… Po flasim për Ismaila Sarr (dy gola në fitoren 3-0 ndaj Liverpool), një ndër investimet më të mëdha të Watford, që e pagoi 30 mln euro te Rennes. Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare, ka rrëfyer edhe diçka që askush nuk e dinte… “Pak nga pak po përshtatem si duhet! Po mësoj gjuhën angleze, kam një mësues privat që më vjen në shtëpi dhe më jep leksione. Në fillim e kisha të vështirë, por më pas u mësova”.
Sarr tani luan në Europë prej vitesh por nuk harron origjinën e tij në Senegal: “Familja ime do që të eci sa më shumë përpara, që t’i tregoj të gjithëve potencialin. Me paratë që kam fituar i bleva dele tim eti. Punon në një fermë, i ka pëlqyer gjithmonë por nuk kishte shumë dhen. Tani i ka”.