Boris Johnson u ka bërë thirrje shtetasve britanikë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë distancimin social. Përmes një postimi në Twitter kryeministri britanik ka treguar po është duke punuar nga shtëpia ku dhe po ndjek më vëmendje situatën nga koronavirusi në vend.
“Kam qenë duke punuar nga shtëpia dhe po vazhdoj të udhëheq që këtu kundpërgjigjen e qeverisë ndaj koronavirusit. Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë”, shkruan Johnson.
Kujtojmë që disa ditë më parë 56-vjeçari u diagostikua me koronavirus. Johnson është në vetizolim pasi rezultoi pozitiv për Covid 19 dhe thotë se kufizime akoma më strikte do të vendosen nëse do të jetë e nevojshme.