I infektuari i sotëm në Durrës që e çon në 9 numrin e të prekurve me COVID-19 në këtë qytet, punon në drejtorinë e policisë së qytetit tek burimet njerëzore. Ai ka 15 ditë i izoluar, dhe sipas burimeve nga policia nuk ka burim vatre për përhapjen e koronavirusit. Kjo, pasi rasti është kapur në kohë, dhe të paktat kontakte që ka pasur me stafin në drejtorinë e Policisë, i janë nënshtruar testit dhe kanë dalë negativ.