Pas shumë e shumë diskutimesh dhe pikëpyetjesh për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali Seria A është rikthyer të luajë këtë fundjavë disa nga ndeshjet e prapambetura të javës së 26, me Milanin që është mposhtur në shtëpi me shifrat 1-2 nga Genoa. Duket se ‘djallit’ nuk i ka bërë mirë koha e pushimit, pasi është shtangur në ‘San Siro’, duke marrë një humbje që e nxjerr jashtë zonës së Kupave të Europës. Golat për Genoa-n u realizuan të dy në pjesën e parë nga Pandev dhe Casata, ndërsa për Milanin realizoi Ibrahimovic në minutën e 77.
Ndërkohë në Premier League Chelsea ka fituar 4-0 kundër Everton për llogari të javës së 29 të kampionatit. Blutë e drejtuar nga Lampard e gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 14 me talentin Mount. Më pas realizuan me rradhë Pedro, Ëilliam dhe në fund Oliver Giroud. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe të paktën për një javë mban të sigurtë vendin e katërt në kampionat.