Pas rasteve të përsëritura ku pacientët e prekur nga Covid-19 nuk kanë treguar historinë e udhëtimit, TIMS u jep urgjencave në qarqe listën e të gjithë udhëtarëve që kanë hyrë që nga data 27 shkurt e në vazhdim.A2 ka siguruar disa nga listat dërguar urgjencave në rrethe, ku vetëm për Qarkun e Elbasanit janë rreth 1 000 persona që kanë hyrë në Shqipëri.
Kjo masë synon mbrojtjen e stafit të urgjencës në rast se thirren nga këta persona.Gjithashtu, listat konfidenciale kanë shkuar edhe në duart e biznesit për të bërë verifikimet e mundshme dhe detyrimin për vetëkarantinim të personave pjesë të listës.