Mjeku infeksionist Arjan Harxhi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News 24 ka bërë me dije se janë dhe 4 të tjerë të shtuar në shërbimin infektiv të QSUT apo i njohur ndryshe si Spitali Infektiv.
Ai shprehet se 2 nga 3 pavione tashmë janë mbushur me këto raste dhe prandaj diskutohet dhe problemi që sistemi shëndetësor nuk duhet që të mbingarkohet pasi ky virus zgjat gjatë tek pacienti.
”Pra në shërbimin infektiv është vendosur se është pjesë e strukturës së QSUT, është vendosur si vendi I parë apo shërbimi I parë për këta të sërmurë për shkak të kapaciteteve, hapësirës profesionale të personelit shëndetësor. Janë 20 të sëmurë. Janë shtruar dhe 4 raste të reja.
Nga rastet e identifikuara që paraqiten për problematika të ndryshme. Dhe vlerëson duhen shtruar apo duhen vendosur në karantinë. Gati 2/3, apo dy pavione nga 3 po mbushen me këto raste dhe kjo ësht ëajo për të cilën po diskutohet. Mosngarkimi në mënyrë të menjëhershme. Ky infeksion zgjat shumë. Nëse një krevat zihet është vështirë të lirohet.”- tha mjeku Arjan Harhi.