Drejtori i Urgjences Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv ne testin e bere për koronavirusin.
Ai i eshte nenshtruar testimit me tampon se fundi dhe pas analizes ka rezultuar i prekur me Covid 19, raporton ABC News, duke oi referuar burimeve te veta.
Skënder Brataj është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin dhe ka qene aktiv ne dhenien e informacioneve me te fundit lidhur me pandemine dhe masat qe duhet te kemi parasysh per izolimin ne shtepi.
Mësohet se Drejtori i Urgjences Kombëtare është karantinuar dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.