Nga identifikimi i rasteve të para të të prekurve me koronavirus, menjëherë qeveria shqiptare vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e përhapjes. Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.
Si pjesë e masave për përballimin e të prekurve nga koronavirusi, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha objekteve që ka përmendur Rama.