Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin Italian SKYNEWS24 foli për dërgimin e 30 mjekëve në vendin fqinj, gjest që tërhoqi vëmendjen e mbarë italisë dhe jo vetëm.

Teksa u pyet për reagimet e shumta pozitive dhe falenderimet e panumërta, Rama me modesti tha se Shqipëria duhet ta bënte një gjë të tillë, dhe nëse s’do e bënte atëheë do të mund të quhej turpi jonë.

Kryeministri Rama nënvizoi sërish rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes shteteve për t’i bërë ballë krizës nga koronavirusi.

“Europa po luan kështu, secili po bën punën e vetë. Këtu flitet për të luftuar atë që virusi pos jell, situatën ekonomike.

Është e nevojshme të ulemi të gjithë në tavolinë dhe të diskutojmë për kundërsulmin dhe daljen nga ky rreth vicioz. Nuk mund të qëndrojmë larg njëri-tjetrit.

Kam marrë shumë mesazhe, nëse e prisja, nuk e di, mbase jo. Por erdhi në momentin e vetmisë dhe të asaj që nuk mund t’ja dalim të vetëm, por edhe në kohën e një cinizmi në nivel bashkëpunimi ndërkombëtar europian dhe botëror.

Kjo ndoshta e bëri të madhe, por nuk ka asgjë për të falenderuar. Nëse nuk do ta bënim do të ishte trupi tonë.

Jemi të gjithë të të njëtjën varkë, nuk ka ne dhe ju në këtë luftë! Faleminderit”, tha ndër të tjera Rama.